Nutricionistja Enkeleda Ferrollari: Dieta ketonike ndryshon reaksionet dhe dëmton organizmin

Nutricionistja Enkeleda Ferrollari ka argumentuar në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv se të ndjekësh dietën ketonike qëllimi i së cilës është minimizimi i konsumimit të sheqerit dhe karbohidrateve  në mënyrë që trupi të futet në një gjendje metabolike të quajtur ketozë , nuk është aspak e shëndetshme. Sipas saj kjo dietë është e njëanshme dhe trupi nuk merr përbërësit e nevojshëm në mënyrë të ekuilibruar, në këtë mënyrë organizmit i shfaqen keqfunksionime.  Nutricionistja ka shpjeguar në studio këtë dietë dhe arsyet pse ajo shkakton një ndryshim të reaksioneve kimike në metabolizëm.

Dieta ketonike është një dietë e njëanshme. Quhet ketonike nga produktet e metabolizmit që prodhon. Një dietë e ngarkuar me proteina, metabolizmi nga djegia e proteinave në organizëm prodhon si rezultat ketone. Ndaj dhe dieta quhet e tillë sepse prodhon ketone me shumivë nga prania e tepërte e proteinave. Ketonet janë disa radikale të lira, mbeturina të organizmit që janë helme. Duke qenë të tilla shkaktojnë probleme të tjera në organizëm. Ka shumë studime që pohojnë se konsumi i mishit të kuq është një ndër shkaktarët e tumoreve, dhe ne e theksojmë që mishi i kuq duhet konsumuar 1 herë , ose maksimumi 2 herë në javë, dhe i pastër nga yndyrnat.

Nga ana tjetër, karbohidratet janë karburanti i organizmit tonë. Me karbohidrate truri ushqehet me glukozë ëq përfitohet jo nga sheqeri i thjeshtë por nga karbohidratet që janë nënproduktete e grurit, misrit, patets etj. Të gjitha këto janë të pasura me fibra, energji dhe vitamina që ndihmojnë në mospërthithjen total të sheqeri dhe parandalon tumoret. Sepse është sheqeri i bardhë ai i dëmshëm. Dieta ketonike shkakton një ndryshim të reaksioneve kimike në metabolizëm, duke bërë një deformim të reaksioneve dhe organizmit.

Enkeleda Ferrollari, nutricioniste

Enkeleda Ferrollari në studion e emisionit Rreze Dielli

Sipas Ferrollarit, kjo dietë përdoret për të humbur peshë sepse trupi nis të përdorë proteinat që gjenden në muskuj. Kjo dieetë sjell gjithashtu edhe problem me veshkat si pasojë e konsumit të tepërt të ujit.

Në momentin që ne heqim karbohidratet , metabolizmi ka nevojë për energji, dhe në mungësë të tyre, do të shërbejnë proteinat për të prodhuar energji. Në momentin që mbarojnë proteinat e marra nga ushqimi, do të nisin proteinat e trupit, pra do fillojë të konsumohet muskuli. Ndaj përdoret për të ulur peshë, sepse trupi humbet masë muskulore dhe jo masë dhjamore, çka çon në ulje të metabolizmit.

Këto dieta rekomandohen të konsumohen me sasi të mëdha uji. Arsyeja pse rekomandohet është pikërisht për të pastruar këto ketone në organizëm. Nga ana tjetër konsumi kaq i madh i ujit vështirëson punën e veshkave.

Enkeleda Ferrollari, nutricioniste

 
Enkeleda Ferrollari në studion e emisionit Rreze Dielli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së