Në bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar, Rrumbullaku pret delegacionin e lartë nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite

Në bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar, Rrumbullaku pret delegacionin e lartë nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite

Rrumbullaku në takim me pjesëtarët e delegacionit nga Arabia Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku mirëpriti një delegacion të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, që kryesohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Waleed Bingshegair.

Vizita, në vijim të takimit të zhvilluar gjatë muajit shkurt, ndërmjet ministrave të Brendshëm të të dyja vendeve, për nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, marrëveshje e cila do të mundësojë që Policia e Shtetit shqiptar të ketë ura të qendrueshme bashkëpunimi edhe me Arabinë Saudite. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i njohu pjesëtarët e delegacionit nga Arabia Saudite, me historikun e Policisë së Shtetit shqiptar, me reformimin e saj, si dhe me strukturën e re që është duke u implementuar për të sjellë rezultate shumë më të mira në luftën ndaj fenomeneve kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm i shprehu kreut të delegacionit arab, gatishmërinë dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të shtrirë bashkëpunimin me partnerët në çdo vend të botës. Drejtori theksoi se është i domosdoshëm krijimi i urave të reja të bashkëpunimit ndërajonal, në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, kontrabandës, krimeve ekonomiko-financiare, pastrimit të parave, krimit kibernetik, terrorizmit dhe kundër të gjitha formave të tjera të paligjshmërive që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse. Të gjitha këto mund të arrihen vetëm nëpërmjet shkëmbimit të informacionit mes dy policive.  

Forcimi i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Riyadh, Arabia Saudite, ishte një tjetër pikë ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit theksoi se është me shumë rëndësi sigurimi dhe shkëmbimi i informacionit me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Waleed Bingshegair falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar për të ndërtuar ura bashkëpunimi, si dhe vlerësoi transformimin  e Policisë së Shtetit dhe rezultatet e arrira së fundi, në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kufitare, kimeve ekonomiko-financiare, në fushën e armëmbajtjes pa leje, si dhe në atë të narkotikëve. 

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Waleed Bingshegair ofroi mbështetje për Policinë e Shtetit, për zhvillimin e trajnimeve, kurseve, seminareve dhe ekspozitave të përbashkëta, me synim shkëmbimin e praktikave dhe teknikave më të mira të luftës kundër fenomeneve kriminale.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen