Shtëpia e Bardhë synon të monitorojë inteligjencën artificiale me urdhër të ri ekzekutiv

Një seri masash për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) do të shpallen nga Presidenti amerikan, Joe Biden. Presidenca amerikane ka njoftuar se Biden do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të vendosë rregulla të reja sigurie për të gjitha sistemet e Inteligjencës Artificiale. 

Në bazë të dekretit, agjencitë që do të zhvillojnë sistemet do të duhet të ndajnë me autoritetet amerikane rezultatet e testeve të sigurisë që do të kryejnë.

Qëllimi i urdhrit presidencial ka të bëjë gjithashtu me parandalimin e rreziqeve  që lidhen me zhvillimin përmes AI të produkteve të rrezikshme biologjike dhe të sigurohet që AI të mos përdoret për të mashtruar konsumatorët.

Nisma është "plani më i gjerë i veprimit i ndërmarrë ndonjëherë për të mbrojtur amerikanët nga rreziqet e mundshme që lidhen me sistemet e inteligjencës artificiale", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Në të njëjtën kohë, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, të mërkurën dhe të enjten do të jetë në Britani, në takimin e liderëve politikë, përfaqësuesve të sektorit të teknologjisë dhe studiuesve me temën e revolucionit teknologjik të sjellë nga AI.

Samiti, në të cilin  do të marrë pjesë nga kryeministri britanik Rishi Sunak, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ndër të tjera, do të diskutojë frikën e inteligjencës artificiale nga sulmet kibernetike, dezinformimi, humbjet e vendeve të punës dhe mashtrimet.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë