DASHI
Saturni do jete planeti qe do përkujdeset gjithë kohës për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne përgjithësi pjesa me e madhe e çifteve do kalojnë momente te këndshme. Beqaret do hallakaten kot se koti dhe nuk do arrijnë dot ta fillojnë edhe sot një lidhje. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë me një menaxhim te mire do arrini t'i mbani te qëndrueshme.
DEMI
Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jete e shkëlqyer sot. Do i shprehni edhe me hapur ndjenjat dhe nuk do mungojnë as surprizat. Beqaret fale Neptunit do mund te hedhin hapa me tej dhe do fillojnë një lidhje vërtet afatgjate. Zemra e tyre do ngrohet tej mase. Me financat do jeni vërtet te kujdesshëm dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje. Mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë investim me tepër.
BINJAKET
Jeta juaj ne çift do jete si zakonisht sot. Ne disa momente madje mund t'iu duket edhe sikur do mbyteni nga rutina. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm kështu qe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Financat do përmirësohen aq shume saqë ndonjëherë do mendoni se jeni ne ëndërr dhe jo ne realitet. Shfrytëzojeni këtë për te bere investime.
GAFORRJA
Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe do favorizoje një marrëdhënie te bukur dhe te qëndrueshme. Beni atë qe do ndieni ne çdo moment. Beqaret nuk do kenë një periudhe te favorshme dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e ëndrrave. Ne planin financiar do jeni me më shume fat. Do keni para te mjaftueshme për te bere investime dhe për te hequr mënjanë.
LUANI
Dite e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pafund me partnerin dhe do dashuroheni si asnjëherë me pare. Beqaret me mire ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do ndiejnë. Ndonjëherë kështu ndodhin gjerat me te bukura. Financat do mbrohen ne çdo moment nga planetët kështu qe situata nuk do ketë aspak përkeqësime.
VIRGJERESHA
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te mbetur ende e mire gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me te dhe mes jush nuk ka për te pasur konflikte. Beqaret ka rrezik te bien ne dashuri me persona te papërshtatshëm dhe intrigues. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi kështu qe sa me pare duhet te merrni masa strikte. Po ja late gjerat kohës nuk do ringriheni dot lehtësisht.
PESHORJA
Dite e mbushur me trazira do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do bëni aspak lëshime dhe mund ta ngrini edhe tonin e zërit kur te flisni me partnerin. Kjo do e përkeqësoje edhe me tepër situatën. Beqaret do jene te bindur për zgjedhjet qe do bëjnë dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Ne planin financiar do jeni mjaft te logjikshëm dhe te kujdesshëm.
AKREPI
Tensioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah, përkundrazi do jeni te dy palët kokëfortë. Beqaret do kenë shume mundësi për te realizuar takime dhe mund te hedhin hapat e para drejt një lidhjeje serioze. Ne planin financiar situata do jete e mire. Do keni edhe fat, por edhe familjaret do iu japin ndihmese te madhe.
SHIGJETARI
Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për fatin e mire nuk do keni as debate dhe as zënka kështu qe do qëndroni ne qetësi. Beqaret do kenë një dite romaneske. Çdo gjë do ju ndodhe fiks ashtu si e kishin ëndërruar dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Sektori i financave do jete i kënaqshëm dhe mund t'i kryeni pa frike disa shpenzime me tepër nga zakonisht.
BRICJAPI
Ka rrezik qe persona te jashtëm te kenë ndikim te madhe tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Ata mundte nxitin skena xhelozie dhe debate te forta. Beqaret duhet te tregohen ende te duruar sepse sot mundësitë nuk do jene te mira. Për fat te mire sektori i financave do influencohet pozitivisht nga yjet dhe gjendja do filloje te stabilizohet goxha.
UJORI
Dite mjaft interesante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret do enden sa andej këndej duke kërkuar dashurinë e madhe, por ajo ne fakt do jete me afër sesa ata mendojnë. Buxheti do mbetet i mire sepse kohet e fundit keni ditur t'i bëni me kujdes dhe maturi te gjitha shpenzimet.
PESHQIT
Jupiteri do jete planeti me i favorshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do sjelle veç te mira për ju dhe do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr e jo ne realitet. Beqaret do kenë një dite te mbushur me festa dhe aktivitete te ndryshme prandaj do kenë mundësi pafund për njohje. Sektorin e financave do dini si ta menaxhoni me shume përkujdes dhe gjendja do jete e kënaqshme.