TIRANE - Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma u arrestua nga policia shqiptare në një operacion të koduar "Kamza". Pikërisht në këtë zonë të Tiranës u bë edhe prangosja e Erjol Cakës 31 vjeç me banim në Kamëz.  Ai u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali ku është i dënuar për një sërë veprash penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 5 në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit organizuan operacionin policor të koduar "Kamza duke arrestuar 31-vjeçarin.

Autoritetet gjyqësore në Torino, Itali më 17 shkurt 2020, e kanë dënuar Erjol Cakën me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ai dyshohet se më 17 janar të vitit 2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë një italian  me inicialet S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Më 14 dhjetor 2012, së bashku me një person tjetër, 31-vjeçari akuzohet ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar. Gjithashtu, më datë 31 janar 2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë një shqiptar me inicialet A. G.

I arrestuari