Në Shtëpinë e Evropës mundësi trajnimi për të rinjtë shqiptarë

Në Shtëpinë e Evropës mundësi trajnimi për të rinjtë shqiptarë

 

Shtëpia e Evropës është një bazë e re shumë e rëndësishme ku të rinjtë shqiptarë mund të gjejnë mundësi trajnimi, përfeksionimi të talenteve të tyre dhe të një punësimi të mirë në të ardhmen. Kështu tre të rinj kanë ndërmarrë tashmë leksionet e duhura nga superfotografe shqiptare dhe janë në gjendje të ecin me këmbët e tyre në profesionin e bukur të fotografit dhe pse jo të fotoreporterit. Në faqen në FB të delegacionit të BE në Shqipëri shfaqet historia e tre pre tyre:

Njihuni me Anisën, Patrikun dhe Tean, praktikantët e rinj që iu bashkuan ekipit të Shtëpisë së Evropës këtë muaj. Anisa, si fituese e konkursit të fotografisë gjatë Javës së Evropës 2019, po punon së bashku me fotografet e talentuara Blerta Kambo dhe Mrinë Godanca për të mësuar më shumë mbi artin e fotografisë. Tea dhe Patriku po mbështesin ekipin e Shtëpisë së Evropës në organizimin e aktiviteteve dhe evenimenteve publike. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri mbështet të rinjtë shqiptarë dhe jemi krenarë t'i ofrojmë Anisës, Teas dhe Patrikut këtë mundësi të mrekullueshme për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të mësuar më shumë mbi atë që BE po bën për Shqipërinë. #FuqiaeRinisë

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë