Nëna heroinë, e cila shpëtoi jetën e të gjithëve duke u përballur me një hajdut 21-vjeçar para një viti, ka zgjedhur të bëhet politikane.

Hajduti shkoi te dera e një shkolle dhe i tmerroi prindërit duke u nxjerrë armën në fytyrë e duke u kërkuar gjërat me vlerë.

Në atë moment gruaja po dërgonte fëmijët në shkollë dhe nuk ngurrroi të nxirrte armën e ta godiste hajdutin me dy plumba, një në këmbë e një në gjoks, teksa fëmijët e prindërit vraponin të tmerruar.

Sipas "The Independent", 42-vjeçarja ishte oficere policie, por jashtë shërbimit dhe e mbante në çantë armën.

Më pas e bllokoi hajdutin që të mos lëvizte derisa të vinte policia dhe ambulanca, por ai vdiq në spital brenda asaj dite.

Videoja ku oficerja mbërthen 21-vjeçarin u bë virale dhe ajo  mori nderime nga guvernatori i zonës.

Një vit më vonë nëna e dy fëmijëve, vendosi të bëhet politikane e të kandidojë në zgjedhje dhe përdori moton “Unë nuk kam frikë ta luftoj krimin”.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës për përdorimin e vrasjes si material fushate zgjedhore, Katia da Silva Sastre mori votën e popullit dhe sot është politikane.

Katia da Silva Sastre