Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës në Report tv: Në katër vitet e ardhshme i japim fund mësimit me dy turne

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës në Report tv: Në katër vitet e ardhshme i japim fund mësimit me dy turne

Anuela Ristani në Report tv

TIRANË- Në studion e Report tv me gazetaren Elda Lame ishte nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani për të folur perspektivën e kryeqytetit në katër vitet e ardhshme. Ristani tha se po punohet për projekt financimi  për shtim të kapacitete të Bovillës dhe rehabilitimin e pjesës së mbetu të Lanës.

Nënkryetarja e Bashkisë së kryeqytetit foli edhe për mësimin me dy turne teksa tha se brenda katër viteve të këtij mandati, nuk do të ketë më asnjë klasë pasdite.

Çfarë pritet të ndodhë në 4 vitet e ardhshme pikërisht në sytë e të huajve për Tiranën për kryeqytetin tonë?

Tirana është në tavolinat c40 ose c20 që për ata që nuk e kanë dëgjuar janë qytete e mëdha, pra 20 qytetet e mëdha që kanë bërë zotimet e tyre për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës në qytet… Kështu që ne jemi bërë pjesë e këtyre tavolinave dhe jo vetëm kemi shkuar të jemi pjesë por edhe kemi ftuar qytete të tjera ose kolegë të tjerë ndërkombëtar që t'i diskutojmë këto tema këtu. Tirana është ndër të paktat qytete që ka planin e saj të gjelbër, planin e saj të veprimit që është në fakt një rrjedhojë e një plani shumë të mirë edhe të mirë menduar urbanistik që u vu në jetë gjatë mandatit të parë… një temë tjetër që ne kemi udhëhequr dhe që në Maj pritëm shumë kolegë ndërkombëtarë ka qenë qasja e qytetit për fëmijët si mosha me sytë e së cilës ne do të shohim planifikimin e qytetit por edhe jetesën e tij. Më 25 Tetor Tirana do të mirëpresë 17 kryebashkiakë nga 17 kryeqytete e Evropës jug-lindore së bashku me Pekinin në saj të nismës 17+1 që është nisur me qeverinë kineze dhe gjithë vendet e rajonit pastaj patjetër si pasojë e presidencës sonë të OSBE-s në vitin 2020 Tirana do të jetë një kryeqendër e  të gjitha këtyre bisedimeve e këtyre aktiviteteve ndërkombëtare dhe do të jetë në lajme, në hartë edhe për këtë arsye.

Maratona e Tiranës tashmë është kthyer në një traditë, në fakt çfarë pritshmërie kemi këtë vit?

Personalisht e kam shumë për zemër si iniciativë, jam shumë krenare që ne arritëm ta mbajmë tamam traditën dhe çdo vit ka shkuar dhe është bërë akoma  dhe më cilësore. Këtë vit presim që ta kalojmë dhe rekordin e 40 shteteve dhe 2500 pjesëmarrëse. I kemi filluar regjistrimet që tani kështu që të gjithë mund të regjistrohen për të marrë pjesë…ndërkohë që tani kemi  një projekt aktiv ose aktivisht financohemi për shtim të kapacitet të Bovillës për ndërmarrjen tonë të ujësjellësit dhe që po shohim se sa ta shtojmë dhe ta ri-plotësojmë atë projekt. Nga ana tjetër kemi një marrëveshje me Bankën Evropoiane të Investimeve për zgjatimin e Lanës, për rehabilitimin e pjesës së mbetur të Lanës…

Unë dua të ndalem pak tek projekti i  shkollave pilot si funksionoi  dhe si do të funksionoi këto 4 viteve e ardhshme. Cilat shkolla funksionuan dhe do të ketë ngushtim të shkollave në numër të cilat do të përfshihen në projektin pilot ?

Është impenjimi jonë për ti dhënë fund këtij mësimit me dy turne. Si prindër e kuptojmë të gjithë shumë mirë se çfarë sakrifice është…17 shkollat janë në plan por unë dua t’ju kujtoj që gjatë mandatit të parë ne kemi ndërtuar 5 shkolla të reja pavarësisht këtij projektit të madhe me 17 shkolla që janë ndarë në 4 lote, këto janë në proces dhe impenjimi jonë, dëshira jonë patjetër dhe prioritet në fund të mandatit të dytë të jemi në gjendje të mos kemi asnjë klasë pasdite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja