100 nxënës të shkollës së mesme “Havzi Nela” ndërmorën një aksion për pastrimin e vijës liqenore të Kukësit.

Ky aksion synonte ndërgjegjësimin e të rinjve dhe komunitetit për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, si dhe për të promovuar konceptimin e vullnetarizimit dhe të angazhimit qytetar.

Aksioni u organizua në kuadrin e projektit “Unë e ti le të pastrojmë, Shqipërinë ta gjelbërojmë”.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada e SHBA-së dhe organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me Ministrinë e Zhvillimit Urban.

Me të rinjtë u organizua edhe një takim informues për vullnetarizmin dhe programet e shkëmbimit me SHBA-në ku është është përcjellë koncepti i vullnetarizmit sipas konceptit amerikan.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)