Nxënësit: Provimi ishte mesatar, në
oborrin e shkollës telefonat punonin

Nxënësit: Provimi ishte mesatar, në<br />oborrin e shkollës telefonat punonin
TIRANE - Mbi 45 mijë maturantë u janë nënshtruar dje provimit të detyruar të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Nxënësit shprehen se pyetjet e testit ishin të nivelit mesatar. “Teza ishte e njëjta si çdo vit tjetër, me dy pjesë, pjesa letrare dhe jo letrare, pritej që do ishte kështu sepse na thënë. Ra “Prometeu”, edhe teksti letrar “Kur bie shi”. Ishte shumë i lehtë sepse ne menduam se do të na jepnin ndonjë të vështirë” shprehet Arisa Rexho, maturante e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Maturantët shprehen se ata gjatë gjithë kohës së provimit ishin të izoluar dhe nuk kanë komunikuar as me të tjerët. “Telefonat na u morën që në fillim dhe nuk u lanë. Bllokuesit e valëve funksiononin. Përpara se të hynim u bë me detektor për gjërat metalike, për celularë, apo gjërat e tjera të komunikimit si radio“ shprehet Dajana Kllogjri, maturante e shkollës Sami Frashëri.

Nxënësit shprehen se ka pasur kontroll vazhdimisht edhe nga Ministria e Arsimit. Ndërsa në shkollën Sami Frashëri gjithça ka shkuar normalisht, në atë “Ismail Qemali”, sipas disa mediave teza e provimit ka dalë para se ai të përfundonet, nëpërmjet nxënësve. Ata nga brenda kanë bërë foto dhe ju a kanë dërguar personave jashtë shkollës.

Në lidhje me këtë çështje drejtori i arsimit parauniversitat në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu u shpreh se “Nuk ka mundësi, drejtoresha e kësaj shkolle është një person që i është bërë presion nga kryetari i opozitës”. Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjana Bekteshi, në lidhje me daljen e tezës jashtë është shprehur “Nuk bën vaki kurrë, në asnjë lloj mundësie.

Nuk ka hyrë asnjë nxënës me celular. Ka pasur zhurmues në shkollë që dhe po te kishte celular nuk funksionin”-thotë Bekteshi. Ndërsa në shkollat ishin vendosur zhurmues në oborrin e shkollës telefonat funksiononin normalisht, për këtë Bekteshi shprehet “Përse duhet të vemë zhurmues në oborr të shkollës.

Janë të llogaritur, nuk kemi përse bëjmë shpenzime më shumë seç duhet. Brenda janë llogaritur me specialistë që ta mbulojnë. Oborri i shkollës patjetër që do të jetë i zbuluar” përfundon ajo.
 
MATURANTËT: NUK MENDOJMË SE NË RRETHE KA PASUR KONTROLL

Sipas rregullores së procesit të maturës shtetërore, administratori i provimit mban shënim gjithçka që ndodh gjatë provimit, madje edhe mënyrën se si kanë vepruar. Ata që do administrojnë provimet, nuk lejohen që të kenë komunikim me drejtorin e shkollës. Sipas rregullores administratori i provimit nuk është mësues i shkollës dhe as i lëndës që jep provim.

Administratorët e përzgjedhur nuk duhet të kenë raporte familjare me personat që japin provimin. Ndërsa MASH për mbarëvajtjen e provimeve vendosi zhurmues në ambientet ku u zhvillua provimi. Sipas rregullores nuk lejohet asnjë nxënës me celular. Maturanti ulet në bankë sipas një renditje. Salla e provimit për këdo përcaktohet nga AKP.

Vendi i maturantit që mungon mbetet bosh. Nuk lejohet ndërrimi i vendeve. Nuk lejohet hyrja e personave të paautorizuar në shkollë. Nuk lejohet asnjë send, përveç stilolapsit, pasaportës/ letërnjoftimit/ ID. Por nëse të gjitha këto rregulla mund të jenë realizuar në kryeqytet, maturantë e Tiranës kanë frikë se ato nuk mund të jenë realizuar në rrethe.

Edhe brenda Tiranës nuk është njësoj. “Nuk besoj se shkollat në rrethe kanë pasur këtë kontroll që kemi pasur edhe ne. Nëpër rrethe nuk mësojnë kaq shumë sa mësojmë ne. Nuk është niveli si i shkollave tona.

Dhe të marrin shkollën dhe pikët më shumë një nxënës i rretheve sesa ne, është e frikshme. Prandaj duhet drejtësia. Dhe unë jam me drejtësinë. Unë mësoj dhe kam mësuar gjithmonë” shprehet një maturante e shkollës “Sami Frashëri”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim