Nxehen gjakrat në PD: Negociatat 
e Bashës me aleatët të dështuara

Nxehen gjakrat në PD: Negociatat <br />e Bashës me aleatët të dështuara
TIRANE - Largimet e disa forcave politike nga koalicioni me Partinë Demokratike dhe marrëveshjet e nënshkruara me kryeministrin Rama duket se kanë nxehur gjakrat brenda kampit blu.
 
Largimi i djeshëm i Nard Ndokës, aleat i dalë nga listat shumë emërore të Partisë Demokratike në Shkodër ka shtuar pakënaqësitë në PD. Disa prej deputetëve demokratë i kanë cilësuar si të dështuara negociatat që kreu i PD-së Basha ka kryer me aleatët e tij, duke e shpjeguar në këtë mënyrë edhe largimin e disa aleatëve kryesorë.
 
Largimi i Shpëtim Idrizit të PDIU-së, ishte edhe humbja më e madhe e PD në prag të zgjedhjeve vendore, ku bashkë me ikjen e partisë së çamëve u larguan edhe katër vota të tyre, pasi Dashamir Tahiri ka vendosur të qëndroj në opozitë.
 
Edhe deputetja Mesila Doda pak ditë më parë i cilësoi të dështuara negociatat e kreut të PD-së Basha me aleatët, duke kujtuar se teksa erdhi në krye të PD-së kryedemokrati premtoi se do të bashkonte të djathtën.
 
 
*Shkrimi u publikua në Shqiptarja.com (print) data 21 prill
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar