Aktorja Olta Gixhari ka reaguar ashpër pas një lajmi të rremë që qarkulloi në portale, se Gixhari ishte një nga personazhet e medies dhe shoëbizz-it në Shqipëri që u financua nga fondet sekrete të Greqisë.

Në një postim të fundit në Instagram, Gixhari thotë se ky lajm e ka prekur dhe i ka prishur ditën. E irrituar, ajo shpjegon se personi që e ka bërë këtë gjë, do të mbajë përgjegjësi.

 “Eshte nje marrezi qe me ka prishur diten! Dikush do mbaje pergjegjesi per kete shpifje te rende kunder emrit tim.”- ka shkruar ajo në Instagram.

Reagimi i Olta Gixharit në Instagram