Nga përjetimi i lindjes te emri i bebit, Olta Gixhari i tregon të gjitha

Nga përjetimi i lindjes te emri i bebit, Olta Gixhari i tregon të gjitha

Olta Gixhari me 2 djemtë

Ish-banorja e Big Brother 2, Olta Gixhari dhe partneri i saj Dori u bënë prindër për herë të dytë.

Edhe pse emrin e vogëlushit nuk është bërë akoma i ditur Olta me anë të ‘Ask me a question’ në Insta Story ka shuar kuriozitetin e ndjekësve se si po e përjeton Amari ardhjen në jetë të vëllait, ndërsa ka sqaruar diçka rreth pamjes së saj.

Çunat e mi e kanë zgjedhur vetë datën e lindjes, sepse unë bëj lindje natyrale. I dyti sinjalin e parë ma dha sapo hyri data 13, në orën 2 të natës.

Më pëlqeu shumë si datë, sepse këtu është festa e Shën Antonios që është një shenjtor dhe në Shqipëri gjithashtu është mbarimi i pelegrinazhit të kishës së Shën Ndojit, datë shenjtorësh le të themi.

Dhimbjet e lindjes më nisën diku tek ora 10 paradite dhe në orën 01:05 lindi. Emrin do ta tregoj shumë shpejt, por unë jam pak supersticioze, kështu kam unë një gjë në kokë. Sapo të kalojë pak, sigurisht që do ta tregoj dhe ju kur ta dëgjoni do të thoni “për këtë pritëm kaq gjatë ne?”

Sa ditë qëndrove në spital pas lindjes?
Të nesërmen në 5-6 pasdite dola, sa ra pak vapa.

Thonë që bebin duhet ta nxjerrësh pas 40 ditësh, a është e vërtetë apo nuk beson?
Jo, nuk besoj fare. Dilni kënaquni se ka shumë rëndësi të jeni të lumtura, sidomos ato 40 ditë.

Ça të mire ka bërë Dori në jetë që të ka ty në krah?
Ua, fiks pyetja që i bëj unë Dorit prej 6 vitesh, 1 herë në 2-3 ditë.

A është xheloz djali i madh dhe si po e menaxhon?
Amari deri tani është shumë protektiv ndaj të vëllait! Unë kam bërë një punë shumë të madhe gjatë këtyre 9 muajve me të dhe më e rëndësishmja ne si prindër përpiqemi që Amarit mos t’i ndryshojë asgjë nga rutina e vet!

Mos u ndiko nga trendet, i kishe më mirë buzët pa ‘filler’.
Akoma s’e kam provuar ‘filler’-in! I kam ende të fryra nga shtatzënia edhe këmbët!

1/5
Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës