Vazhdon solidariteti i qytetarëve me banorët e prekur nga tërmeti i 21 shtatorit dhe nga përmbytjet e shirave që pasuan.
Prej disa ditësh për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve janë bashkuar nxënës, prindërit e tyre së bashku me mësuesit, të cilët kanë mbledhur ushqime dhe sende të nevojshme për këta banorë të cilët pësuan dëme jo vetëm nga tërmeti, por edhe nga përmbytjet.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një album fotosh nga ky solidarizim i nxënësve, gjë që tregon dhe një herë që në situata të tilla të vështira asnjëri nga ne nuk është vetëm.
“Për disa ditë rresht, nxënësit e prindërit e tyre, së bashku me mësuesit, janë aktivizuar për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti e nga reshjet e forta”, shprehet Rama.