SHBA - Pas ngjarjes makabre në Newtown në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku si pasojë e breshërive të plumbave nga një 20-vjeçar në një shkollë fillore humbën jetën 29 persona, një tjetër sulm, ketë rast në shkollë të mesme, ndodhi në Kaliforni.

Një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave në shkollën “Taft High Scool” rreth orës 09:00 me orën lokale në Kaliforni.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i ngjarjes është një student i cili është futur i armatosur në shkollë duke qëlluar me armë një person.

I lënduari është transportuar në spital ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore është e rëndë.

Policia në vendngjarje ka evakuuar menjëherë nxënësit nga shkolla dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Më 14 dhjetor 2012 Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tronditën nga masakra në një shkollë fillore ku 20-vjeçari Adam Lanza qëlloi me breshëri brenda ambienteve të shkollës, duke lënë të vdekur 29 persona. Më herët ai kishte vrarë në banesë nënë e tij, e cila ishte mësuese në këtë shkollë. Pas masakrës autori vrau veten.

Ndërsa vetëm një ditë pas kësaj tragjedie një tjetër sulm po në shkollë fillore ishte planifikuar nga një 60-vjeçar. Von Meyer është vënë dje në pranga, pasi 60-vjeçari kishte planifikuar sulm në shkollën fillore “Jane Ball”, në Cedar Lake rreth 45 milje nga Chikago.

“Do hyja në shkollë e do vrisja aq sa të mundja”, dëshmoi në atë kohë Meyer.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)