Nxënësit e shkollës 'Havzi Nela' në Kukës ngrihen në protestë, gjimnazi i ri ende jo funksional

Nxënësit e shkollës 'Havzi Nela' në Kukës ngrihen në protestë, gjimnazi i ri ende jo funksional

Këtë të hëne ishte paraparë rikthimi në objektin tashmë të rikonstruktuar të nxënëseve të Gjimnazit të qytetit “Havzi Nela” të qytetit të Kukësit. Një gjë e tillë nuk ndodhi kjo për shkak të bërjes së testimit të plotë të sistemit të kaldajës për ngrohje dhe mos marrjes ende në dorëzim nga bashkia. Kjo ka sjellë revoltën e një grupi  të nxënëseve të gjimnazit të cilët kanë protestuar sot para objektit të gjimnazit duke bojkotuar edhe mësimin këtë pasdite.

Kujtojmë rreth 1000 nxënës të këtij gjimnazi po e zhvillojnë mësimin pasdite në dy shkollat pritëse të qytetit të Kukësit, prej gati një viti ndërkohë që më herët drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Kukës Albert Muja,në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile ka kërkuar kthimin sa më shpejtë të nxënëseve dhe stafit pedogogjik në shkollën e tyre.

Kthimi i nxënëseve ishte planifikuar në shtator të këtij viti në ditën kur fillonte edhe viti i ri shkollor. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mos kompletimit të shkollës me banka e karrige e materiale të tjera mësimore didaktike dhe tenderimit të tyre. Sakaq nga një vëzhgim I bërë nga Report Tv brenda ambienteve të gjimnazit duket se gjithçka është gati për kthimin e nxënëseve në klasat e tyre tashmë të kompletuar ndërkohë që ngrohja ishte në funksion të plotë.

Pritet vetëm marrja në dorëzim e objektit nga Bashkia Kukës ndërkohë që kjo e fundit ka njoftuar se ende nuk ka një datë të saktë se kur do të merret në dorëzim dhe rikthimin e nxënëseve në shkollën e tyre.1.3 miliardë lekë është vlera e këtij  investimit të filluar vitin e kaluar dhe është financuar nga ministria e arsimit dhe bashkia Kukës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës