Në një studim të ri nxënësit evropianë po mësojnë më shumë gjuhë sesa nxënësit amerikanë.

Sipas hulumtimeve 92% e nxënësve të shkollave fillore në  Evropë e dinë edhe një gjuhë të dytë, ndërsa të tillë janë vetëm 20% e nxënësve në Shtetet e Bashkuara.

Arsye për këtë arritje është sistemi i arsimit në Evropë ku nxënësve u kërkohet të mësojnë së paku një gjuhë jasht gjuhës amëtare. Ky sistem nuk praktikohet në Amerikë.
Në 29 shtete evropiane ku u bë hulumtimi, 24 prej tyre kishin lëndë për gjuhë të huaja me norma të mësimit së paku 80%.

Nga hulumtimi bëhet i ditur se vendet me normë 100% të mësimit janë Lihtenshtajni, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Austria, Romania dhe Franca.

Përsa i përket SHBA-së vetëm dhjetë shtete kanë lëndë për gjuhë të huaja në shkollat e mesme.