Pas denoncimit të bërë nga vetë ai, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka mbajtur fjalën dhe ka liruar sot hapësirën e uzurpuar përpara portës hyrëse të shkollës “Ali Laçej”.
Benet Beci ka publikuar në llogarinë e tij në facebook pamje nga shembja e ndërtimit ma leje që detyronte nxënësit e kësaj shkolle të hynin në ambientet e brendshme duke përdorur derën anësore.
“U tha, u bë!
Oborri i kthehet shkollës “Ali Laçej” pas zaptimit shumëvjeçar. I hapet rrugë rehabilitimit të të gjithë sheshit”, shkruan Benet Beci.
-
Bravo! Kur ligji nuk ben dallim, nuk ka as rezistence per tu zbatu... Jepni me shume shembuj si ky dhe njerezit do jetojne me shijen e te drejtes, pavaresisht nga problemet qe kane...
Përgjigju -
Bravo z.Beci!
Përgjigju -
Njejte edhe tek Drita Pelinku, hyjne femijet si zhapiq, te zaptuara nga parkingjet private qe e bejne edhe trafikun mullar.
Përgjigju










Komente
Komento