Nxënësit me maska, Rama flet si prind: Zaho në klasë të parë në një situatë të panjohur (VIDEO)

Pas pak ditësh do të hapen shkollat me masat e reja anti-COVID. Protokollin, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si sfidë. Këtë herë ai ka folur edhe si prind, që këtë vit do të çojë në klasën e parë djalin e vogël, Zahon. Për këtë sfidë dhe vështirësitë kushtëzuar nga rrethanat, ai ka folur gjatë takimit me mjekët e Infektivit. "Kemi tani sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por jo të imunizuar, plus që janë transmetues. Ne kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, një fëmijë i vogël me maskë, mos tako, mos u përqafo, rri larg, bëj kujdes, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur edhe për pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon. Pasi të gjithë si prindër u themi fëmijëve, 'përshëndete, takoje, përqafoje' por duhet t'u themi të kundërtën. Por nuk e kemi zgjedhur na ka zgjedhur kjo sfidë". 


Lajmi kryesor:

Rama: Kemi bërë rezervim për vaksinën anti-COVID, do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para