Kriza nuk ka fund te Partizani. Të kuqtë edhe pse kaluan në avantazh në javën e 9 të kampionatit në fund u mposhtën 2-1 me përmbysje nga Elbasani, duke pësuar humbjen e 6 radhazi.
Në ‘Elbasan Arena’ të parët realizuan miqtë nga kryeqyteti me Jovicic, por në minutën e 82 Mazari barazoi shifrat para se Ardit Nikaj ti përmbyste ato. Një fitore dramatike për verdheblutë në ndeshjen e dytë që drejtohen nga trajneri i ri Glen Daja, ndërsa fitimet për këtë ndeshje do të shkojnë për kurimin e protestuesit të plagosur Erjon Vishkuli, që është edhe tifoz ultras i kësaj skuadre.
Për Partizanin kjo ishte disfata e 6 radhazi që solli një rekord negativ për skuadrën e Karoglan. Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Partizanit që pas fazës së parë, 9 javëve, të kishin vetëm 4 pikë dhe për më tepër të renditeshin të fundit.
Në sfidën tjetër të orën 18:30 Skënderbeu ndau pikët me Laçin me barazimin 1-1, ndërsa më herët Vora mposhti 2-1 Vllazninë. Shkodranët vijojnë me ulje-ngritjet e mëdha në këtë sezon, teksa pas fitores me Tiranën u rikthyen shpejt te rezultatet negative.
Java e 9 e kampionatit vijon të enjten me përballjet Tirana-Dinamo dhe Egnatia-Teuta.









Komente
Komento