Nxirret nga rrënojat në Genova, kjo është kamionçina brenda së cilës humbën jetën Marjus dhe Admiri (FOTO-VIDEO)

Itali- Kjo kamionçinë e bardhë gati e shkatërruar është mjeti me të cilin udhëtonin ditën e tragjedisë së shembjes së urës Morandi në Genova, du shqiptarët Marjus Djerri dhe Admir (Edi) Bokrina.

Fotot dhe videot janë siguruar ekskluzivisht për Shqiptarja.com dhe Report Tv nga një emigrant që ndodhej në vendngjarje në momentin kur mjeti është nxjerrë nga rrënojat.

Fotot ekskluzive të kamionçinës që del nga rrënojat

Kamionçina me të cilin udhëtonin Marjusi e Admiri

Djemtë ishin miq me njëri-tjetrin ndërsa të dy punonin në kompaninë e nënës së marjus, dhe dje si çdo ditë po transportonin disa materiale për kompaninë e saj.

24 orë pas tragjedisë së Xhenovas ende bilanci i viktimave rritet ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit janë të hapura me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Deri këtë të enjte numri i viktimave ka arritur në 39 ku bëjnë pjesë dhe dy të rinjtë shqiptarë të cilët Shijakun dhe Oblikun e Shkodrës e kishin braktisur për shkak të emigrimit prej 2 dekadash.

Marjus Djerri dhe Admir (Edi) Bokrina

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City