Berat- Tre persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vendosur në pranga pasi nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit.
Një prej të arrestuarve dhe 5 të tjerët në kërkim janë administratorë të subjekti.
“Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë të shtetasve: B. L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.
Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T., pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit”, informoi sot policia.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet drejtori dhe një specialist i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Berat.
"Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat" thuhet më tej në njoftimin e bluve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura", "Fshehje të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Mungesa e patentës dhe kolaudimit të mjetit zbulon hajdutin e kërkuar, Rrugorja e arreston! (VIDEO)
4 Shkurt, 15:00
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42
-
Tiranë/ Mashtronin të huajt me Call-Center për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori, 13 të tjerë nën hetim (EMRI+VIDEO)
31 Janar, 12:53
-
Peqin/ Mbante kallash dhe municion në banesë, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)
31 Janar, 10:49
-
Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda u lë porositë policëve për zgjedhjet e 11 majit: Mos u shoqëroni me politikanë
30 Janar, 20:29
-
Elbasan/ Mashtronin me Call-Center të huajt për investime në bursa fiktive 'Forex', 13 të arrestuar dhe 5 të tjerë nën hetim! Në kërkim administratori (EMRI+FOTOT)
29 Janar, 10:51
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44
-
Liturgji përshpirtjeje për Kryepeshkopin Janullatos në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në Berat! At Petraq Simsia: Vepra e tij do të mbetet e paharruar
25 Janar, 19:17
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02