3 administratorë subjektesh, të përpunimit të gurëve dekorative, janë vënë nën hetim nga policia, pasi nxirrnin pllaka dekorative dhe dëmtonin Parkun e Malit të Tomorrit, me anë të ekskavatorëve.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë vënë në hetim shtetasit A. B., 36 vjeç, banues në Poliçan, H. K., 48 vjeç, banues në Berat dhe B. L., 48 vjeç, banues në Berat, të tre administratorë subjektesh për përpunimin e gurëve dekorativë.
Policia thotë se gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë gjetur 3 mjete ekskavatorë, që dyshohet se i përdornin këta shtetas.
Gjithashtu, në nisje të kontrolleve, gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht dhe 3 shtetas të tjerë (1 shofer kamioni dhe 2 administratorë subjektesh), pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore".
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
26%
-
Jo
66.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1298
Lajme të tjera
-
Shisnin kanabis, goditet grupi kriminal në Berat! Arrestohen 4 të rinjtë! U sekuestrohet droga dhe thika
5 Qershor, 11:36
-
U kap me 13 doza kokaine në makinë, arrestohet zjarrfikësi 22-vjeçar në Roskovec! Në banesë iu gjet dhe një armë pa leje
4 Qershor, 09:13
-
Çelet ekspozita 'Italia në Telajo' me 35 piktura në Berat, piktori: Nëse do të shohësh shqiptarin e vertetë duhet të njohësh arbëreshët
3 Qershor, 15:48
-
Berat/ Qindra turistë vizitojnë çdo ditë qytetin e UNESCO-s, studentët nga Holanda: Kishim mundësi të vizitonim vende europiane, zgjodhëm Shqipërinë
2 Qershor, 15:57
-
Tentativa për atentat në Berat, arrestohet një prej anëtarëve të grupit kriminal
1 Qershor, 21:45
-
Parandalimi i atentatit, arrestohet 1 prej anëtarëve të grupit kriminal! Report TV siguron detaje: Shënjestra shpëtoi sepse nuk shkoi në Berat
1 Qershor, 13:59
-
Humbja më 14 maj, kryetari i PD-së së Rithemelimit në Berat jep dorëheqjen
1 Qershor, 12:36
-
Lindi në Itali, i riu shqiptar kthehet në Berat: Shtëpinë e stërgjyshërve e shndërrova në restorant, kontribuoni në vendin tuaj
31 Maj, 17:34
-
VIDEO/ Parandalohet atentati në Berat, shpallen në kërkim 3 anëtarë të grupit kriminal! U fshehën në pyll dhe braktisën makinën me armë e municione
31 Maj, 10:33
-
Stuhi shiu e breshëri, përmbyten 10 shtëpi në Kuçovë! Dëmtohet gruri, banorët kërkojnë dëmshpërblim
30 Maj, 16:22
-
Qëlloi me armë në drejtim të makinës së një bashkëmoshatari në Skrapar, ndalohet nga policia 19-vjeçari! Ende në kërkim bashkëautori
30 Maj, 10:05
-
Mori peng të riun dhe e dhunoi 2 orë rresht për motive xhelozie, arrestohet 58 vjeçari në Skrapar! I gjenden fishekë dhe drogë në shtëpi (EMRI)
29 Maj, 14:31