BERAT- Një muaj hetime kanë çuar në pranga 36-vjeçarin, administrator i një firme private që nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorrit. Në pranga ka rënë A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar.
Shqiptarja.com mëson nga burime zyrtare se 36-vjeçari nxirrte në mënyrë të kundërligjshme pllaka guri dekorative në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur. Më pas i shiste me dokumentacion dhe fatura të falsifikuara.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Mos i lini keta plehra te prishin malin e tomorrit,,,,
Përgjigju