Nxitoni! Edhe 7 ditë për Lotarinë
Amerikane, ja rregullat e aplikimit

Nxitoni! Edhe 7 ditë për Lotarinë<br />Amerikane, ja rregullat e aplikimit
Kur kanë ngelur rreth 7 ditë nga mbyllja e regjistrimeve, çdo shqiptarë mund të aplikojë por duhet që të plotësojë saktë të dhënat e mëposhtme:

Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emёr mesi, por vendosni N/A.

Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme.

Adresë E-maili - Një adresë poste elektronike në të cilën ju keni akses tё drejtpёrdrejtё. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar që informacioni me detaje i intervistës për vizën emigruese ёshtё vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarwve.

Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: (1) Vetëm shkollë fillore, (2) Disa vite shkollë të mesme, pa diplomë (3) Diploma e shkollës së mesme, (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplomë universitare, (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare,   Master, (9) Disa Kurse të doktoraturës, dhe (10) Doktoraturë.

Statusi aktual martesor – i pamartuar, i martuar, i divorcuar, i ve, ose i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj.

Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj nё regjistrimin pёr lotarinё do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë.

Numri i fëmijëve - Renditni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t'u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.

Sigurohuni që të përfshini:

-të gjithë fëmijët biologjikë
-të gjithë fëmijët ligjërisht të birёsuar nga ju
-të gjithë fëmijët nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju.

Nëse aplikimi juaj përzgjidhet, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2017.

Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me email. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit. Individët të cilët nuk janë të përzgjedhur gjithashtu do të njoftohen VETËM përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar fuqimisht të hyni vetë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve dhe të mos mbështeteni tek dikush tjetër për të kontrolluar dhe për t'ju informuar.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos