Droga u sekuestrua në një kamionçinë tip Iveco me targa AA 928 AZ, e cila drejtohej nga shtetasi Eduard Sako, 46 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Sipas operacioneve të marra në rrugë operative, mjeti që transportonte lëndën narkotike kishte dalë nga fshati i Lazaratit dhe u ndalua nga forcat e policisë në afërsi të liqenit të Viroit.
Forcat e policisë bënë të mundur arrestimin e shtetasit 46-vjeçar që po transportonte drogën dhe sekuestruan lëndën narkotike.
Droga ishte fshehur në karrocerinë e kamionçinës ku ishte krijuar një dhomë e fshehtë e veshur me tapiceri druri. Brenda kësaj dhome të fshehtë ishte fshehur lënda narkotike e ndarë në 286 pako dhe e mbështjellë me letër natriban.
Sipas hetimeve, rezultoi se droga kishte si destinacion Italinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".
(v.gj/shqiptarja.com)