Nxorrën baner me figurën e
paramilitarit, gjobitet Celtic

Nxorrën baner me figurën e<br />paramilitarit, gjobitet Celtic
Klubi skocez Celtic është gjobitur me 23.000 € pas shpalosjes së një baneri që kishte të vizatuar një pjesëtar paramilitar në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë paraeliminator të UEFA Champions League kundër ekipit Linfield.

Baneri u shpalos nga ultrasit e Brigadës Jeshile (Green Brigrade), sektori i ultrasve të ekipit skocez.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në brendësi të UEFA-s e ka konsideruar banerin si "të paligjshëm".

Klubi Skocez bëri një deklaratë publike˸ "Ҫdo përkrahje për organizata paramilitare të etikuara si grupime terroriste nuk gjen vend në stadiumin Celtic Park."

Masa e vendosur nga institucioni i UEFA-s vlen për të gjitha ambientet e stadiumit ku pozicionohen jo vetëm ultrasit, por dhe tifozët e tjerë skocezë të Celtic F.C.

Organi disiplinor i UEFA-s do të marrë të Premten vendim edhe për bluzat e stërvitjes që janë veshur nga lojtarët e Celtic në ndeshjen e kthimit në Celtic Park (4-0 për vendasit), e cila i siguroi skocezëve kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve.
 
 Bluzat që shërbejnë gjatë seancës së nxemjes mbanin logon e Magners e cila është në kundërshtim me rregulloren e UEFA-s.

bluzat


Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur