NJU JORK - Autoritetet federale kanë arrestuar një person i cili dyshohej se po planifikonte një sulm ndaj ndërtesës të Bankës së Rezervave Federale në Nju Jork.

Sipas autoriteteve, 21 vjeçari, Mohammad Ahsan Rezwanul Nafis, po i jepte një furgoni, që mendohet se ishte i ngarkuar me një bombë që peshonte rreth 450 kilogramë, nga Long Island deri në Manhatan dhe më pas e parkoi atë afër Bankës të Rezervave Federale.

Dyshohet se ai po përpiqej ta aktivizonte bombën nga një telefon celular, por ai u arrestua nga FBI-ja dhe policia e Nju Jorkut gjatë një aksioni të përbashkët.

Sipas zyrtarëve, i dyshuari do të përballet me akuzat e tentativës së përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe sigurimin e materialeve për Al-Kaedën.

Përfaqësuesit ligjorë të forcave të policisë në një deklaratë për mediat u shprehën se aksioni i tyre ishte një operacion rrufe i monitoruar nga FBI-ja dhe Policia e Nju Jorkut, për sigurimin civilëve të cilët nuk ishin në asnjë moment në rrezik.

Banka e Rezervave Federale në Nju Jork është më e madhja nga 12 bankat rajonale të sistemit federal.

(ed.ka/Shqiptarja.com)