Izraeli po godet sa më shumë objektiva kyçe në Iran, nga frika se lufta mund të përfundojë së shpejti.

Kështu raportoi Neë York Times, duke cituar burime, sipas të cilave kryeministri Benjamin Netanyahu dje urdhëroi që të bëhen të gjitha përpjekjet brenda 48 orëve të ardhshme për të shkatërruar sa më shumë industrinë e armëve të Iranit.

Izraeli ka frikë se një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, mund të arrihet përpara se të arrihen objektivat që Tel Aviv kishte vendosur në nisje të konfliktit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani refuzon planin me 15 pika të SHBA për paqe, vendos 5 kushte për armëpushim! Teherani tallet me presidentin amerikan: Po negocioni me veten