NJU JORK - Gazeta amerikane New York Times, ka bërë thirrje për nisjen e një hetimi ndaj Administratës së ish-Presidentit të SHBA-së George W. Bush.

Në këtë kontekst vazhdojnë reflektimet e raportit të Komitetit të Inteligjencës të Senatit të SHBA-së, në lidhje me teknikat e përdorura të CIA-s për torturat ndaj të dyshuarve për terrorizëm pas sulmeve të 11 shtatorit në kohën e paraburgimit dhe marrjes në pyetje.

Pas padisë së hapur nga organizata e të drejtave të njeriut në Gjermani kundër administratës së ish - Presidentit të SHBA-së, George W.Bush për shkak të praktikave të paligjshme të torturës edhe në SHBA janë ngritur zërat për hetimin ndaj fenomenit të torturës.

Organizata e Lirive Civile Amerikane (ACLU) dhe Organizata për Monitorimin e të Drejtave (HRW) në një letër të përbashkët të drejtuar ministrit të Drejtësisë Eric Holder i kanë kërkuar që të nisë një hetim në lidhje me raportin e CIA-s dhe ky hetim të drejtohet nga një prokuror i veçantë.

Në editorialin e Gazetës New York Times me titull "heto torturat dhe shefin", është kërkuar që të hetohet një nga emrat kryesorë të administratës Bush, zv.presidenti i periudhës Dick Cheney dhe emra të tjerë të njohur si Sekretar i përgjithshëm i Chenej, David Addington, Kryetari dhe ish-drejtorit të CIA-s, Xhorxh Tenet, avokatët e këshilltarit ligjor Jay Bybee dhe John Yoo.

Në raportin e Senatit këto aplikime janë cilësuar si "krime të lehta". Shkrimi i cili është kritikuar ashpër edhe nga Presidenti amerikan Barak Obama thekson se edhe në kohën e presidencës së Obamës llogaridhënia para drejtësisë i të dyshuarve për terror dhe tortura nuk ka qenë e suksesshme.

Marrë nga Anadolu Agency

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)