‘O Ali po më mbysin’, djali i 55-vjeçares në Durrës rrëqeth me rrëfimin e tij: Si e gjetën nënën në kanal

Tiranë- Një konflikt që vazhdon prej 5 vitesh mes dy vëllezërve që jetojnë në Manzë të Durrësit, të cilit gjykata i dha zgjidhje një ditë më parë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Mesditën e sotme Medi Koleci, bashkë me djemtë e bashkëshorten e tij kanë masakruar me sëpatë kunatën, 55-vjeçaren Qefsere Koleci, duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin, por më të rënda në kokë.

Por pse ka ndodhur kjo ngjajre? Djali i saj, Eltoni në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Report TV, Driçim Caka tregon të gjithë konfliktin me familjen e xhaxhait dhe si ata kanë dhunuar e hedhur në një kanal nënën e tij, duke i marrë edhe celularin që të mos kontaktonte me njeri.

Ka mjaftuar një moment, kur nëna e tij ka thirrur për ndihmë xhaxhain e madh Aliun, siç tregon Eltoni që xhaxhai i tij, Mediu me djemtë e bashkëshorten të iknin nga toka ku po dhunonin nënën e tij.

“E gjetëm në kanal nënën të mbuluar me gjak. I kishin marrë dhe telefonin xhaxhai me djemtë e gruan e tij"

Djali i gruas së dhunuar Elton Koleci

 

Konflikti për rrugën mes dy vëllezërve

Familja e gruas së dhunuar prej 5 vitesh endej dyerve të gjykatës për të gjetur drejtësi, pasi kunati i saj kishte zaptuar një rrugë shtetërore tek e cila Qefserja e familja e saj kalonin prej 22 vitesh për të shkuar në tokën e tyre. Djali i saj Eltoni tha se Bashkia e Durrësit ju dhqa atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën, pork y veprim ka inatosur xhaxhain e tij e familjarët. Në shenjë hakmarrje ata kanë dhunuar sot 55-vjeçaren.

Intervista e plotë:

Çfarë ka ndodhur me nënën tuaj?

Dje ka ardhur drejtoria e INUK për të hapur rrugën 200 vjeçare për të shkuar tek prona jonë. Kam kaluar për 22 vite në atë rrugë ma ka dhënë të drejtën bashkia dhe Edi Rama që ajo të hapet. Pas urdhrit ka ardhur dje drejtori i INUK dhe e ka hapur. Medi Koleci xhaxhai im bashkë me gruan e kundërshtuan hapjen e rrugës, ata u arrestuan dje për kundërshtin. Është hera e dytë që hapet kjo rrugë, por këta njerëz shoqërohen e lihen të lirë pastaj.

Çfarë ka ndodhur më pas?

Nëna ka shkuar në pronën e vetë këtë mëngjes. Ka qënë brenda pronës së saj, në ato momente nga inati që është hap rruga Mediu me djemtë dhe bashkëshorten kanë shkuar dhe e kanë dhunaur me sëpatë nënën time…Momenti I fundit pasi e kanë dhunuar nëna ime ka bërtit “O Alit po më mbysin”. Në moemntin që ka bërtit nëna ime ata janë larguar. Kanë parë që po shkonte xhaxhai i madh dhe janë larguar. Ata e kanë rrahur dhe e kanë lënë si të vdekur e kanë hedhur në një grminë në ferra dhe të gjakosur, i kanë marrë dhe celularin. E ka gjet aty xhaxhi me babin dhe motrën dhe e kanë dërguar në Durrës. Unë nuk isha aty, isha në punë. Urgjenca e Durrësit e pa gjendjen e saj të rëndë dhe e dërguan në Tiranë.

Si është gjendja e saj shëndetësore?

Asnjë lloj shprese nuk i japim për dëmtimin që ka në kokë. Presim të vijnë mjekë më të mirë për ta future në operacion.

Ju akuzoni xhaxhain tuaj për këtë që ndodhi?

Akuzoj xhaxhin tim Medi Koleci 61-vjeç bashkë me Algert Kolecin 32-vjeç, bashkë me Admir Kolecin 28-vjeç, bashkë edhe me bashkëshorten e xhaxhait Shqipe Kolecin se kanë dhunuar për vdekje një nënë 55-vjeçare. I bëj thirrje policisë, kush ka qënë ai prokuror që e kanë liruar xhaxhin tim? Dua drejtësinë time, se ai person i korrupton njerëzit me lekë.

A e keni ngritur ndonjëherë këtë shqetësim?

Kemi 5 vjet që jemi në konflikt kudo që kërkojmë ne të drejtën tone. Medi Koleci i korrupton me para. Është një i fortë që e mbron Medi Kolecin.

Debati është vetëm për rrugën?

Po, aty kemi kaluar 22 vite në atë rrugë për të shkuar në tokën tonë. Ngrihet Medi Koleci me një vendim të gjykate fals dhe e zë rrugën për të përfituar depon e ujit të Bashkisë që furnizon Sukthin për të marrë atë bashkë me pyllin e shtetit, rreth 10 dynymë që ta shesi 200 milion lekë. Depoja e ujit në Hipotekë rezulton shtetërore dhe rruga ekziston shtetërore, rruga që më çon mua në parcelë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burra leshit: 23/09/2018 17:38

    Ja pse mendoj qe shqiptaret jane burracake. E vrasin vllain , motren , apo komshiun per nje meter toke a per nje flale goje. Ba me ja marre ndonje politikan a ndonje prokuror tane pronen e me i lane ne rruge te madhe skan bythe me i ba gja vec ankohen e qurraviten se skane qa i bejne . Nejse mendimi im ky

    Përgjigju
  • Dini: 23/09/2018 16:00

    Kjo ësht kthyer në një gjendje normale në durrës sepse në durrës nuk ka shtet policia nuk mbron të drejtat e njerëzve dhe as gjykata i lejn të lir që ata të marrin me dhun atë që duan dhe të ndodhi një ngjarje si ajo e masakrës së selenicës dhe pastaj kujtohet shteti të njëjtin konflikt e kam dhe un në familjen time ku nëna ime është dhunuar dy her nga vëllai im, ka marr urdhër mbrojtje të dyja herët dhe vëllai im ësht i lir të na kërcënoj dhe të mos na lejoj as ti afrohemi shtëpive tona se na kërcënon me arm dhe shteti fle gjum dhe mbulon vëllan tim se ai i paguan mir! Na ka gjetur belaja dhe po zbëm drejtësi vet shteti nuk bën, shteti ndërhyn vetëm kur të vritemi, shtet kurv!

    Përgjigju
    • Babalja: 23/09/2018 18:37

      Me vjen keq qe po ta them, por vallai yt qenka bir kurve.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja