Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend u përfshi nga përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla teksa fliste nga foltorja e Kuvendit për integrimin, ndërhyrjeve të opozitës nga vendi, iu përgjigj më ‘numra telefoni’.
“Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon dhe t'ju pyesnim si duhet bërë. Për ty Albana kemi numrin 0900”, u shpreh Balla.
Kjo deklaratë u pasua nga sharje e ofendime mes deputetëve brenda pak sekondash. Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, teksa kërkonte me insistim ndërprerjen e seancës pas fjalëve të Ballës, nuk i kurseu koleget socialiste e as familjarët e tyre.
‘Ndyrësirë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, dëgjohet t’i thotë Bardhi-Ballës.
Pas këtij fjalori në institucionin ligjvënës, seanca u ndërpre.
Aspak normal ishte edhe rifillimi i seancës. Kërkesa e fjalës nga Taulant Balla për ti kërkuar ndjesë Albana Vokshit, u parapri nga deputeti Klevis Balliu, duke degraduar në përplasje fizike.
Për Ballën numri ‘0900’ nuk ishte në kontekst fyes ndaj Vokshit dhe kërkoi të merren masa për fjalët e përdorura nga Bardhi.
“Është numri që përdor BE për të dhënë informacion, nëse është ndjerë e fyer i kërkoj ndjesë”, tha Balla.
Me kërkesë të Ballës seanca u ndërpre sërish. Pas rinisjes, Peleshi iu kërkoi deputeteve të opozitës e mazhorancës që ankesat ti adresojnë tek Komisioni i Etikës. Por kaq ishte e pamjaftueshme. Fjalën e morën deputetet gra.
Tabaku kërkon të merren masa urgjente, ndërsa Kushi fajësoi Bardhin, për të cilin tha se fyeu gratë socialiste në Kuvend duke i quajtur ‘k*rva’.
‘Përjashtim’ të Ballës kërkonte me insistim opozita, por në fakt u arrit vetëm kalim menjëherë në votim me kërkesë po të grupit të PS-së.
Pa votat e opozitës e cila braktisi seancën pas kalimit në votim, mazhoranca miratoi 4 projektligje dhe një projektvendim, dhe votoi kundër dy nismat e opozitës për taksat kombëtare dhe për pushtetin vendor.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish pas seancës plenare në Kuvend, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes palëve.
Duke dënuar deklaratat e Taulant Ballës, i cili iu drejtua deputetes Albana Vokshi duke i thënë ‘për ty kam numrin 0900’, Tabaku shtoi se Grupi i PD-së do të dërgojë kërkesë për përjashtimin e tij.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nesër do të dërgojë kërkesën për përjashtimin e zotit Balla. Ne jemi të sigurt që zoti Peleshi përsëri nuk do të jetë mbi palët. Jemi të sigurt që nuk do të merret asnjë masë, por pavarësisht kësaj, ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj, ashtu siç do t’i shkojmë deri në fund të gjithë betejave që opozita ka në këtë parlament”, tha Tabaku.
Është mbyllur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes mazhrancës dhe opozitës.
Në mbyllje të seancës, pasi opozita braktisi sallën e Kuvendit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet që ishin në rendin e ditës, përveç dy prej tyre, të cilët u rrëzuan.
Projektligjet e miratuara dhe të rrëzuara në Kuvend:
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, u miratua me 81 vota pro.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin ‘Infrastruktura bashkiake V – faza II’”, u miratua me 80 vota pro.
Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, u miratua 81 vota pro.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, ‘Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë’, të ndryshuar”, u miratua me 81 vota pro.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, u rrëzua me 79 vota kundër.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, ‘Për financat e vetëqeverisjes vendore’”, u rrëzua me 78 vota kundër.
Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’, i ndryshuar”, i miratuar me 80 vota pro.
Deputetja Erisa Xhixho akuzoi kreun e Kuvendit Niko Peleshi se është i njëanshëm dhe se deputetët i opozitës i përjashton për një fjalë, ndërkohë nuk mori asnjë masë për Taulant Ballën i cili iu drejtua Vokshit me frazën “për ty kemi numrin 0900”.
“Situatë e paagravuar nga opozita. U fye rëndë një nga koleget tona dhe nuk pati asnjë vendimmarrje nga ana juaj. Ju nuk jeni kryetar i mazhorancës, por kryetar i kuvendit dhe duhet të kishit marrë masë të menjëhershme. S’mund të tolerohet ajo fyerje. Askush nuk do donte që ajo fyerje të ndodhte ndaj secilit prej nesh. Të jesh grua në politikë nuk është e thjeshtë. Por një kryetar kuvendi të mos marrë masë ndaj një padrejtësie është e papranushme. Një paralajmërim, asnjë vendimmarrje, je komplet i njëanshëm. Përjashton kolegët e opozitës për një fjalë”, tha Xhixho.
PS kaloi në votim pas sherrit mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit. Ndërkohë, opozita braktisi sallën.
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë fajtor kryeparlamentarin Niko Peleshi për deklaratat e Ballës për Albana Vokshin, pasi sipas tij, ai duhet të kishte reaguar më ashpër.
“Kur ai i drejtohet një gruaje duke i thënë ‘numri juaj i telefonit është 0900’, ti zoti Peleshi, ul kokën, sytë dhe bën sikur t’i kanë bllokuar me 2 tapa veshët. Jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë dhe për ato që do të ndodhin. Unë kam lexuar komunikimet e 2 vajzave të Vokshit me zonjën Vokshi tani. Ju keni vajzë vetë. Si do i vinte vajzës suaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes suaj që ‘e ka numrin 0900’”, tha Bardhi në Kuvend.
Ndërkohë Peleshi iu përgjigj Bardhit duke i thënë se po e përdor situatën si një skenar për të prishur seancën plenare.
“Unë kam respekt më shumë se ju për zonjën Vokshi, sesa ti që po i shërben një skenari për të prishur seancën”, iu përgjigj Peleshi.
Taulant Balla tha në Kuvend se priste nga opozita që të kërkonte ndjesë për fjalët që përdori Gazment Bardhi në foltore, ku i tha kreut të grupit të PS, që jeni mësuar me kur*vat në parti”. Deklarata e Bardhit erdhi pas asaj të Ballës, i cili i tha Albana Vokshit se për ty kemi numrin 0900.
Gjatë fjalës së tij, Balla tha se po rritet tensioni dhe kjo është diçka e paralajmëruar për seancën e radhës, bë të cilën do të votohet për imunitetin e Ballukut. Gjatw fjalws sw tij, Balla tha se dwgjoi nga opozita shprehjen “ky do rraf”, duke u pyetur se cili e tha. Deputeti i PS tha “ju neve...s’po e them sot. Po harrojeni se ju na pengoni ne në punën tonë.”
“Grave dhe vajzave u uroj 8 marsin dhe u uroj respektin e plotë. Kemi motra nga të dyja krahët e sallës. E mirëkuptoj që s’ka të bëj fare me atë çfarë u keqkuptua me atë fjalë. Do kisha dashur shumë që të kishim reaguar njëlloj kur u fye njëra prej kolegeve këtu me një gjuhë diskriminuese dhe nuk u kërkua falje. Nuk u kërkua falje për çfarë u tha në adresë të familjarëve dhe familjes time dhe motrave të mia të grupit të PS që i dua shumë. Po rritet tensioni dhe diçka që është paralajmëruar dje për seancën pasardhëse të Kuvendit. Ju Shqipërisë
Kush thotë aty ky do rraf. Ju neve...s’po e them sot. Po harrojeni se ju na pengoni ne në punën tonë”, tha Balla.
Deputeti demokrat Besart Xhaferri u përfshi në debatin mes Taulant Ballës e Gazment Bardhit. Pas deklaratës së Ballës, ku tha se për “Albanën kemi numrin 0900”. Xhaferri kërkoi përjashtimin e Ballës. Ai tha se kreu i grupit të PS mashtroi kur tha se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Sipas Xhaferrit, ai numër në BE përdoret për argëtim erotik.
“Në shtator në seancën e dytë, ju keni përjashtuar bardhin se ju drejtua juve me një epitet i paburrë. E përjashtuat, u mor vendimi për 5 minuta. Kreu i grupit të PS që unë tu numrin Albana ta kam me 0900! Balla tha që është numwr i BE, mashtroi, është 0800. 0900 edhe në BE përdoret për argëtim erotik dhe ju jeni i paburrë që nuk e përjashtoni”, tha Xhaferri.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dënuar deklaratat e Taulant Ballës, pas fyerjeve ndaj Albana Vokshit.
“Zoti kryetar, që të ofendohet një kolege në këtë nivel, nuk ka arritur asnjëherë në këtë sallë të paktën në 12 vite që unë jam këtu. Është cënuar dinjiteti i një kolegeje. Ju rrini gjithë ditën mburreni sesi po fuqizoni gratë dhe kështu po i fuqizoni gratë? Kjo që ju bëtë u përplaset në fytyrë fëmijëve e nënave. Unë nuk do e doja që fëmijët e mi të dëgjonin atë shprehje. I bëj thirrje kolegeve socialiste që të mos ndahemi për këtë çështje. Të bashkohemi dhe të mbështesim një kolege. Dënoni aktin kryetar. Më pas të kërkohet ndjesë ashtu si e meriton zonja, jo të justifikohet. Për opozitën keni marrë masa të menjëhershme, kanë dalë deputetë nga salla. Merrni masa që Vokshi kur të kthehet në shtëpi te vajzat, të mos i thonë ‘pse u tha ajo shprehje’. Kush do e donte këtë në shtëpitë tuaja?”, tha Tabaku.
Ndërkohë Peleshi tha se Parlamenti në Shqipëri është i vetmi në Europë ku përgojohen familjarët, gratë dhe vajzat.
“Zonja Tabaku, si thotë populli shqiptar, pas një të keqeje ka edhe një të mirë. Është mirë që ta hapim këtë diskutim sepse ky është nga Parlamentet e vetme në Europë që e ka personalizimin e familjarëve, pjesë të përditshme të çdo axhende. Nëse jeni dakord që t’i japim fund personalizimin të politikës, do të isha unë i pari, sepse të dëgjosh një seancë ku merren nëpër gojë gra e vajza... Unë nuk i kam përdorur gjithë jetën time”, tha mes të tjerash Peleshi.
Pas sherrit në Kuvend mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit, deputetja e PS, Evis Kushi i ka kërkuar këtij të fundit t’i kërkojë ndjesë grave socialiste për gjuhën e papërshtatshme që përdori në Kuvend.
“Kjo situatë që ndodhi sot duhet të sqarohet, për të parë video e audio. Ishim dëshmitare, kemi dëgjuar epitete të paimagjinueshme. Balla kërkoi ndjesë dhe e vlerësoj reagimin e Ballës, nuk e di nëse Bardhi e ka guximin të kërkojë ndjesë. Është në audio, do ta dëgjoni. S’kemi dakord të fyet një zonjë, kërkoi ndjesë, por do kërkoja nga Bardhi të kërkojë ndjesë për gratë socialiste”, tha Kushi.
Sherri nisi për shkak të një fraze që Balla i drejtoi Vokshit, duke i thënë për ty kemi numrin 0900, ndërsa Bardhi i tha se jeni “mësuar me kur*vat në partinë tuaj”. Balla pretendoi se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, është shprehur se Sekretariati i Etikës do të mbajë një qëndrim për sherrin në Kuvend, pasi të marrë pamjet filmike dhe audio nga momenti i përplasjeve.
“Lidhur me situatën e krijuar, kjo ishte arsyeja pse morëm pushimin për të gjetur mirëkuptim për të vazhduar. Nuk dua që të mbetet dikush i lënduar. Balla ka kërkuar 2-3 herë ndjesë. Nuk është e thënë që të jemi dakord me qëndrimet e njërit apo tjetrit. Rregullorja ka një standard etike. Qëndrimi im është që për atë shkelje masive të rregullores nga një grup i madh deputetësh, të gjithë kanë vërejtje. Sekretariati i Etikës do të marrë pamjet, audio, video dhe do të mbajë një qëndrim”, tha Peleshi.
Pas debatit me deputetin Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PS, në fjalën e tij ka sqaruar se përmendja e numrit 900 nuk pati qëllim të fyente deputeten Albana Vokshi. Balla tha se bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.
"Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkoj ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer",- tha Balla.
Pas agravimit të situatës në Kuvend gjatë pasdites së sotme, deputeti Klevis Balliu ka tentuar të sulmojë fizikisht Taulant Ballën.
Situata në Kuvend eskaloi pasi Balla gjatë fjalës së tij fyeu deputeten demokrate Albana Vokshi duke thënë 'për ty kam numrin 0900'. Kjo bëri që deputetët e PD-së të reagonin ashpër, të bllokonin foltoren dhe të 'shpërthenin' në akuza ndaj kreut të Grupit të PS.









