Futbollisti shqiptar Granit Xhaka, është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi është provokuar dhe ofenduar verbalisht nga disa tifozë të Newcastle .

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, mesfushori shihet teksa përballet me provokime, ndërsa disa persona i drejtohen me fjalë fyese, duke iu referuar rastit të mëparshëm që lidhet me certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Ngjarja lidhet me çështjen për të cilën Xhaka, sipas raportimeve u gjobit me 150 mijë franga zvicerane për falsifikimin e dokumenteve të vaksinimit gjatë pandemisë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë rikthyer në vëmendje këtë episod të së kaluarës së futbollistit, i cili u përdor nga disa tifozë të cilët dëgjohen duke e thirrur "COVID".