Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e ironizoi gjatë punimeve Kongresit të Partisë Socialiste.

Ky i fundit i është përgjigjur në Facebook, duke thënë se në kohën kur qeveriste Berisha, kishte “reforma dhe jo koncensione”.

“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Nard Ndoka, ku në një koment shton se: “Po e falimentoj sistemin shëndetësor me koncesione e PPP dhe ju tregon përralla “kongresmenve” të partisë!”.

Kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS nuk i la menjëanë ironitë. Rama i kërkoi publikut që të imagjinojnë si do të ishte situata e pandemisë nëse do të kishte ndodhur në kohën kur vendi qeverisej nga PD, ndërsa tha se për këtë mjafton të përmendë që ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka.