Deputeti socialist Erion Braçe dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, janë përfshirë në një debat të ashpër sot në Kuvend.

Përplasja mes tyre nisi pasi Shehaj e quajti Braçen ‘hajdut i vogël’, një deklaratë kjo që bëri që Braçe të indinjohej dhe t’i shkonte Shehajt në vendin ku ai ishte ulur në Kuvend, dhe ti kërkonte llogari.

Braçe i tha Shehajt se një deklaratë të tillë e kishte bërë edhe më parë, por sipas tij, deputeti i ‘Mundësia’ i kishte kërkuar më pas falje.

“Ti je hajdut i vogël”, i tha Shehaj-Braçes.

“Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje”, ia ktheu Braçe-Shehajt.

“Jo jo, s’të kam kërkuar falje. Je një hajdut i vogël. Je i vogël në gjithçka”, i tha Shehaj-Braçes.

“Zoti kryetar, merr masa shkova unë te ai hajduti i vogël, apo erdhi ai te unë”, përfundoi Shehaj.

Më tej në debat ka ndërhyrë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili pasi nisi fjalën në foltore, hodhi akuza të rënda ndaj Shehajt, të cilin e quajti gjobaxhi.

"Ti je gjobaxhi. Iu turre nje biznesmeni. Njesoj siç ia ke bërë partisë tënde që i vodhe të dhënat", i tha mes të tjerash Balla-Shehajt, duke rikujtuar kështu akuzat publike të ngritura ndaj Shehajt për vjedhjen e të dhënave dhe listave të zgjedhësve nga PD (në kohën kur ishte pjesë e PD-së).

R.Xh/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Prill, 10:55

    A e keni siguruar banesën tuaj kundër zjarrit?