Presidenti Ilir Meta ‘theu’ sot heshtjen e tij për shpalljen ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta e ka cilësuar vendimin e shpallur nga ana e sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, ‘si një fletërrufe e porositur nga regjimi kleptokratik’, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.
Pas këtij mesazhi në rrjetet sociale, në adresë të Metës ka ardhur edhe komenti i bodyguard i Berishes, Sali Lushajt dhe mbështetësi i PD-së, ku i shkruan se do ta mbështesë presidentin dhe Berishën.
“Ju përshëndesim e ju urojmë gjithë të mirat Zoti PRESIDENT. Jemi në mbështetjen tuaj e Zotit Berisha deri në vdekje. Deri në zhdukjen përfundimtare të antishqiptarëve Sorosian”, shkruan Lushaj
Kujtojmë se edhe djali i tij Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur si “Stresi”, në protesta për Klodian Rashën i bënte thirrje Ilir Metës që te vinte pranë tyre. ‘O Ilir Meta ku je’, ishin “thirrjet” e Stresit nga protesta për Presidentin.
Komenti i Sali Lushajt në facebook ne postimin e Ilir Metes
Lajmi kryesor:
Edhe Meta 'luftë' SHBA-ve: Berisha 'non grata', fletërrufe e përgatitur nga regjimi kleptokratik në Tiranë! Mesazh, ish-Kryeministrit: Amerikanët e pacipë s'na habisin më
