'O Nermin eja këtu, serbët s’po na bëjnë asgjë', si i vranë forcat serbe babë e bir në Srebrenicë

'O Nermin eja këtu, serbët s’po na bëjnë asgjë', si i vranë forcat serbe babë e bir në Srebrenicë

Masakra dhe gjenocidi serb në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës është një prej krimeve më të tmerrshme që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Forcat serbe nen komandën  e gjeneralit famëkeq Ratko Mlladiq, kanë vrarë mbi 8000 civilë të pafajshëm myslimanë, kryesisht djem të rinj dhe burra. E sa herë që vjen përvjetori i Masakrës së Srebrenicës, një nga skenat më të dhimbshme është ajo e babait, Raminit, që e thërret djalin e tij Nerminin të kthehet nga mali, për t’u bashkuar me të gjithë meshkujt e tjerë, duke i thënë se asgjë e keqe nuk do të ndodhte, pasi i kishin mashtruar forcat serbe.

“Nermin eja këtu… jemi të lirë nga serbët.. nuk po na bëjnë asgjë”, thërriste i dëshpëruar ai.

Më pas të dy, babë e bir, ishin vrarë, ndërkohë eshtrat e tyre ishin gjetur vetëm në vitin 2008.Ata ishin gjetur në dy varreza të ndryshme masive në afërsi të Srebrenicës. Ndërkohë në Bosnje e Hercegovinë është ndërtuar edhe një shtatore e babit të Nerminit, në kujtim të tragjedisë në Srebrenicë.

Artisti Mensud Keco, I frymëzuar nga kjo histori  ka bërë një skulpturë në Parkun e Madh të Sarajevës.

Ndërsa politikani , Cedomir Jovanoviq ka thënë se 24 vjetori i Masakrës së Srebrenicës, është një ngjarje ku shoqëria duhet të ulë kokën, për gjithë atë që kishte ndodhur.

Ai thoshte së ndihej i turpëruar dhe njëkohësisht i zemëruar me gjithë atë që kishte ndodhur, duke thënë se politika e Serbisë duhet ta pranojë fajin për të gjitha veprat që kishte bërë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bamke gjylexhiu: 15/07/2019 04:53

    Ne 500 vjet pushtim nga turqit sa kristiane kane vdekur ne ballkan? Pse valle nuk kujtohet per ta njeri? Perse nuk i nxihet suma anxheline zhulit edhe ameriqeneve te tjere?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi