Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër video me bufin e Kënetës, duke simbolizuar Sali Berishën, të cilin e ka emërtuar me këtë shpend plaçkitës.

Në sfond të videos dëgjohen thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ndërsa krahas këtij postimi Rama ka zgjedhur të vendosë figura të bretkosave dhe simbolin e Partisë Demokratike, dy gishtat lart.

Në fund të videos, Rama u bën thirrje emigrantëve të votojnë, me mbishkrimin: Thaje kënetën me votë”

Video të tilla së fundmi kanë qenë të shpeshta, sidomos pa deklaratës së berishës se me të ardhur në pushtet do të shkrijë SPAK-un, gjë që sipas Ramës  nuk do të ndodhë pasi shqiptarët nuk do ta votojnë Berishën më 11 maj.