"O Shtet" dhe "Bubuzhelët", kodet
që zbuluan tatimorët e korruptua

që zbuluan tatimorët e korruptua">
TIRANE - Zbardhet përgjimet e mes specialitit hetimor të Drejtorisë së Tatim-Taksave Metjon Bijo, punonjësit të bashkisë së Tiranës Petrit Ahmetaj dhe menaxherit të kompanisë “Top Bast” Kreshnik Kasaj.

Mes këtyre personave dhe inspektorëve të tjerë janë kryer biseda të ndryshme, ku evidentohej aktiviteti kriminal që ata kishin. Nga bisedat e transkiptuara ka rezultuar se inspektorët merrnin shuma financiare që varionin nga 3 milion lekë deri në 10 milion lekë, ndërkohë që ka edhe raste që mbroheshin militantët e ndonjë partie politike.

Gjithashtu nga përgjimet del se inspekorët e Lojrave të Fatit lajmëronin me kode si: “do dalin bubuzhelat” për kontrollet që do të bënin kolegët e tyre në pikat e basteve. Në disa raste ata lajmëronin në mënyrë selective një pike që të mbyllej po pa e marrë vesh të tjerët.

Përgjimet
Mbikqyrjes nga numri 0698782XXX e ka marrë në telefon shtetasin Petrit Ahmetaj, në numrin 0698711XXX dhe pasi e informon se janë për kontroll të subjekteve të lojrave të fatit në Tropojë, i thotë që të informojë subjektin Ymer Hoxha, që të mbajë dyqanin mbyllur, ku me konkretisht ndër të tjera i thotë: “Jemi këtu dhe po ikim në Tropojë. Lajmëroje lalën dhe të mos e marrë vesh njeri. As puntorëve të mos u thotë. Na kanë nisur urgjent me porosi për tjetër vend. Të marr në telefon kur të jem afër, ose më mirë lajmëroje që tani”.

Pasi ka përfunduar telefonatën me punonjësin e Njësisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, Petrit Ahmetaj ka kontaktuar një person, i cili përdor numrin 0682318XXX, të cilin e ka njoftuar për kontrollin e befasishëm që po ushtrohet dhe e ka këshilluar që të mbajë lokalin mbyllur, ku konkretisht Petrit Ahmetaj i thotë: “ Janë nisur për një aksion blic andej nga Tropoja. Ma tha dikush me të njoftu ty për me e mbyll sikur ke problem me dritat. Mos e mbyll kështu se i prishet punë atij tjetrit”.

Nga urdhëri i shërbimit nr.709 datë 26.12.2014 rezulton se në grupin e kontrollit në Bajram Curri janë dërguar shtetasit Kledian Merxhani, Agron Berisha, Arlind Stafa dhe Ardit Korbi. Nga praktika dokumentare është ushtruar kontroll i rregullt në një subjekt në Gramsh. Më konkretisht nga biseda e zhvilluar më datë 18.03.2015, midis këtyre dy punonjësve është evidentuar si më poshtë:

+022: Hë mo Jani
+051: O Pal, po ku je ta marrsha t’ligat, po ku je mo burrë
+022: ku je ti, ku jeni ju
+051: ore a të ka ardhë një nga Gramshi, një i LSI-së aty
+022: po ka ardhë një nga Gramshi, si e ka…

+051: po ndihmoje mo ta marrsha të ligat, ndihmoje
+022: po jam tu e ndihmu, se u bo Gramshi, Skrapari e Tropoja, u
      botë..

+051: tropoja jo, tropojës jo të kam thënë unë
+022: vallahi Tropoja një, Skrapari e Gramshi janë bo or ti, janë                    bo tani ( qesh )
+051: LSI-në, LSI-në ndihmo, hajde

+022: jam tu e ndihmu, jam tu e ndihmu, janë njerëz të mirë këta
+051: hajde.

Ndërkohë nga proces verbali i transkriptimit të bisedës së datës 15.03.2015 që punonjësi Kreshniku (Jani) ka kryer me personin që disponon numrin 0698497XXX, është evidentuar si më poshtë:

+818: …ca zemra e vogël, më ke bërë një dëm mua
+051: ca dëmi
+818: qysh ke ardhur këtu në Kombinat tek këta njerëzit e mij e u ke marrë kompjuterin, o qorr
+051: te kush oo?

+818: në Kombinat tek ata skraparlinjtë, e kam kushëririn e parë  të nuses atë
+051: ata nga Qepani
+818: ee

+051: epo ça ti bej, e tolerova pastaj
+818: e kam çunin e hallës së nuses
+051: e tolerova më vonë, ça ti bëja, kur u kujtuan ata të shprehnin emrin kishte mbaruar cdo gjë.
+818: ata, votat e LSI-së vetëm fisi i atyre mund të ketë dhënë 30 copë këtu në Kombinat

+051: po çlidhje ka mo burrë?!
+818: ( nuk kuptohet )… kur të takoj, po hajde, hajde
+051: ata të shpreheshin përpara, kur mu shprehën mua ata kishim mbaruar, i tolerova tek televizorët, çar të bëja më tepër
+818: folim folim

+051: eee, kur kisha mbaruar, ngela une, tani hap gojën i thashe unë
+818: po po

Nga analizimi i kësaj bisede evidentohet se punonjësi i Njësisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit me emrin Kreshniku (Jani), në mospërputhje të rregullt të detyrës, nuk ka kryer kontrollin e plotë dhe ka toleruar në moskonfiskimin e televizorëve tek një subjekt, që dyshohet për organizim të palejuar të lojrave të fatit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.8256 të vitit 2015 për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 259 dhe 248 te Kodit Penal.

Për nevoja hetimore të këtij procedimi penal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur lejimin e përgjimit të komunikimeve të numrit 0698511XXX, që i përket shtetasit Kreshnik Kasaj, i cili është i punësuar si menaxher në kompaninë e lojrave të fatit “Top bast”. Nga proces verbalet e transkriptimit të bisedave krijohen dyshime të arsyeshme se punonjës të “Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit”, në mospërmbusje të rregullt të detyrës kryejnë veprime të paligjshme duke  mos marrë masat e duhura ligjore për rastet e paligjshme të konstatuara prej tyre. Më konkretisht nga hetimi ka rezultuar se:

Më datë 10 nëntor 2014 personi nën hetim Kreshnik Kasaj, i cili përdor numrin e telefonit 0698511XXX, është telefonuar nga një person nëpërmjet numrit 0698388XXX, i cili i thotë që të flasë me ndonjë nga këta të mbikëyrjes (nënkupton punonjësit e mbikqyrjes së lojrave të fatit), pasi kanë shkuar tek Fredi te Rruga e Burgut (një lokal lojrash fati). Ndërkohë Kreshniku komunikon me shtetasin nën hetim Petrit Ahmetaj me numrin e telefonit 0699340XXX, të cilit ndër të tjera i thotë se janë tek unë ata, aty tek Rruga e Burgut dhe kanë hyrë brenda.

Pas rreth tre minutash personi me 0699340XXX ( i cili nga biseda kuptohet që është punonjës i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit), i cili i thotë personit nën hetim “U bo”. Pasi përfundon telefonatën me 0699340XXX, personi nën hetim merr në telefon 0698388XXX, të cilin e pyet nëse ikën.

Personi që përdor numrin e telefonit 0699340XXX e telefonon personin nën hetim dhe i thotë “okej”. Kreshniku telefonon punonjësin, personin me numër 0698388XXX dhe e pyet nëse ikën punonjësit e Njësisë së Mbikqyrjes, ku ky i fundit e informon personin nën hetim se punonjësit e njësisë duan të marrin dy televizorët dhe kompjuterat. Personi nën hetim sërish merr në telefon punonjësin e Njësisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit me numër 0699340XXX, me të cilin zhvillon këtë bisedë:

601 -Po.
664 –Dun me mi marrë nja dy o vlla, po fol.
601 –Ahhëë
664 –dun me i marrë nja dy them
601 –jo, jo sma merr mendja

Në një kohë të mëvonshme, pas bisedës së fundit personi me 0699340XXX (Petrit Ahmetaj) merr në telefon personin nën hetim me të cilin zhvillon këtë bisedë:
664 –Alo
601 –Ku po të takoj unë, takohemi pak bashkë një sekond.
664 –tani??

601 –Tani o
664 –Unë te Unaza e Re jam
601 –Unë jam ktu te Mark Luli, në onë të epër
664 –ku?

601 –Tek Mark Luli, tek ky pallati që është mbi eldën.
664 –Aty ku jemi taku herë tjetër
601 –ëëë
664 –vij tani direkt.

Nga të dhënat e administruara në procedimin penal krijohen dyshime se këto takime shtatasi Petrit Ahmetaj, i shfrytëzon për të bërë pazar me personat të cilët organizojnë lojra fati të palicensuara. Me urdhërin me nr.608 datë 10.11.2014 rezulton se personat e ngarkuar për kryerjen e kontrollit në zonën në fjalë janë shtetasit Naltan Jacaj, Gentjan Ramki dhe Ilira Rama. Në proces verbalin e transkriptit të datës 25 nëntor 2014 evidentohet se Kreshnik Kasaj ka komunikuar me Petrit Ahmetaj me të cilin ka zhvilluar këtë bisedë:

664 –Hë vlla
601 –Si kalove
664 –Mirë, ça bëre ti
601 –Në Kukës në kat të dytë është (nuk kuptohet) e juaja?

Dalin bubuzhelat në rrugë
Metjoni: O shtet
+8865: Ça je tu bo?
Metjoni: Si je?
+8865: Mir ti ça ke bo?
Metjoni: Mir. Nga nesër fillojnë dalin bubuzhelat në rrugë.

+8865: Ee?
Metjoni: Që ta dish.
+8865: Shumë mirë.
Metjoni: Gjithësesi dëgjohemi prapë në telefon të të them konkretisht ku.

+8865: Do të më thuash konkretisht ku?
Metjoni: Sepse janë tre grupe. Mirë?
+8865:Ëhë?

Në datë 15.04.2015, si çdo mesmuaji ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Kasaj ka telefonuar Metjon Bijon për tu takuar. Nga hetimi kanë rezultuar dyshime se çdo mesmuaji shtetasi Kreshnik Kasaj i dorëzon shtetasit Metjon Bijo “kuotën” mujore për “mbrojtjen” që ky i fundit i bën nga hetimi tatimor.

Kështu më datë 15.03.2015 shtetasi Kreshnik Kasaj ka shkuar në lokalin e administruar nga shtetasi Metjon Bijo dhe i ka lënë kamarierit të të lokalit shumë 99.000 lekë, fakt i cili ka rezultuar edhe nga përgjimi telefonik. Më pas shtetasi Metjon Bijo ka shkuar në lokal dhe ka marrë shumën e lënë nga Kreshniku. Në këtë moment ka shkuar policia gjyqësore, e cila ka arrestuar në flagrancë shtetasin Metjon Bijo, për veprën penale të “ Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Redaksia Online 
(a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!