NEW YORK - Presidenti amerikan Barack Obama do të zhvillojë tre ditë studim intensiv me qëllim që të përgatitet sa më mirë për takimin e parë ballë për ballë me sfiduesin republican Mitt Romney, të programuar për më 3 tetor në Henderson, Nevada të Shteteve të Bashkuara. Lajmi është bërë i ditur nga shtypi amerikan, i cili nënvizoi se Obama do t’i zhytet studimit duke filluar nga e diela, por pa lënë mënjanë fushatën.

Mëngjeseve do t’i dedikohet takimeve elektorale, ndërsa gjatë pasditeve do të zhvillojë sesione përgatitore, përveç rastit të ndonjë krize që do kërkojë ndërhyrjen e tij.
Ndërkohë, Romney vazhdon të sulmojë Obamën mbi politikën ekonomike: “Po na dërgon në rrugën e Europës”, thotë kandidati republican për presidencën. Duke folur në Spriengfield, Virginia, Romney theksoi se “të ardhurat po bien dhe në të njëjtën kohë çmimet po ngrihen”.

Sondazhet e fundit japin Obamën në avantazh në Virginia, një nga shtetet kyçe për të fituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale: presidenti, në fakt, me 50% të preferencave ka 6 pikë më shumë se Romney.

(im/shqiptarja.com)