SHBA - Presidenti Barack Obama tha se sulmet kibernetike, që kanë shënjestruar administratën e tij dhe industritë amerikane janë mbështetur dhe sponsorizuar nga Kina.
Janë humbur miliona dollarë nga vjedhja e sekreteve industriale është shrehur Obama
në një intervistë televizive duke theksuar se vendi është përfshirë në një “bisedë të ashpër” me Kinën, në lidhje me sulmet kibernetike, që kanë shënjestruar SHBA-në.
Deklarata e tij erdhi një ditë pasi shefat e inteligjencës amerikane thanë se sulmet kibernetike kanë zëvendësuar terrorizmin si kërcënimin kryesor për sigurinë e vendit.
Obama ka theksuar se sulmet kibernetike janë në rritje të vazhdueshme të cilat pjesërisht janë të sponsorizuara nga shteti dhe nga rrjete kriminale.
Kina ka mohuar, që të jetë autorja e sulmeve kibernetike, por sipas Shtëpisë së Bardhë se natyra e sofistikuar e veprimit, nuk lënë dyshime se pas këtyre sulmeve të tilla në shumë raste qëndron shteti kinez.
Sot presidneti Obama do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me disa administratorë të deleguar të sektorit privat për të diskutuar mbi çështjen e sigurisë informatike.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com