/ATSH-DPA-AFP/ - Një vizitë e paralajmëruar kohë më parë e presidentit amerikan, Barack Obama dhe e bashkëshortes së tij, Michelle në Taxh Mahal u anulua për shkak se shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të shkojë në Arabinë Saudite, mbreti i së cilës, Abdullah bin Abdulaziz vdiq dje, thanë sot zyrtarë indianë dhe burime nga Zyra Ovale.Obama dhe Zonja e Parë, Michelle do të shkonin në monumentin e famshëm të dashurisë më 27 janar, në përfundim të një vizite triditore në Indi.Ndërkohë, një zyrtar i lartë indian deklaroi se një ekip amerikan i sigurisë, i vendosur në qytetin ku ndodhet Taxh Mahali, kishte njoftuar anulimin e vizitës së Obamës."Vizita e Obamës është anuluar. Një ekip amerikan i sigurisë ma konfirmoi këtë gjë", deklaroi ai.