“Mendoj se ka mundësi që të ketë pasur bombë në bord dhe ne po e marrim këtë shumë seriozisht”, ka thënë Obama mediat amerikane.
Pas kësaj deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se autoritetet amerikane po shqyrtojnë disa masa për të rritur sigurinë në aeroporte. Më herët edhe kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se tragjedia është shkaktuar nga një bombë. Por Moska ka reaguar me zemërim ndaj këtyre deklaratave, duke thënë se ato janë vetëm spekulime.
Avioni rus është rrëzuar në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar vdekjen e të 224 njerëzve në bord. Më 4 nëntor një degë e Shtetit Islamik në Sinai ka përsëritur se ajo ka kryer sulmin.
Ekspertët e sigurisë dhe hetuesit kanë thënë se avioni nuk mund të jetë goditur nga toka, pasi militantët në Sinai nuk kanë armatime të fuqishme.
Nëse teoria e sulmit terrorist del e vërtetë, i tillë do të dalë edhe paralajmërimi i të ashtuquajturit.
Redaksia online
(shqiptarja.com)