"Është një epidemi që jo vetëm është një kërcënim për sigurinë rajonale, por është një kërcënim potencial për sigurinë botërore nëse këto vende bien, nëse ekonomia e tyre shpërthen, nëse njerëzit i zë paniku", paralajmëroi Obama ndërkohë që paraqiste në Atlanta pikat kryesore të planit të veprimit amerikan.
Duke përmendur një qasje të ngjashme si përgjigja amerikane pas tërmetit në Haiti në janar 2010, presidenti amerikan garantoi se SHBA-ja, që do të dërgojë rreth tre mijë ushtarë në terren, është gati të luaj një rol kryesor përballë një epidemie që rritet në mënyrë eksponenciale.
Që prej fillimit të vitit, epidemia ka vrarë 2 461 persona në 4 985 rastem sipas bilancit të fundit të Organizatës Botërore të Shpndetësisë./ATSH/
