Obama dhe Hollande për një marrëveshje ambicioze dhe të qëndrueshme për klimën

/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij francez, François Hollande, shpresojnë që mbledhja e Parisit mbi klimën të arrijë një marrëveshje ambicioze dhe të qëndrueshme, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.
"Obama telefonoi presidentin francez sot në mëngjes dhe dy krerët theksuan angazhimin e tyre personal për të arritur një marrëveshje ambicioze dhe të qëndrueshme mbi ndryshimin klimatik si dhe vendosmërinë e tyre për të punuar bashkë për arritjen e këtij objektivi gjatë mbledhjes së OKB-së (COP21) që do të fillojë në Paris më 30 nëntor", vazhdoi Shtëpia e Bardhë.
Presidenca franceze e konfirmoi gjithashtu këtë bisedë telefonike.
"Dy krerët folën gjithashtu për mbledhjen e G20-ës në Antalia, në Turqi, që do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, ku ata do të takohen drejtpërdrejtë", sipas ekzekutivit amerikan.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh