Obama i kërkoi amerikanëve që të refuzojnë politikat e “përçarjes” dhe “frikës”, ndërsa Bush kritikoi “bullizmin e paragjykimet” në jetën publike, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e përmendi kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë me emër.
“Nuk mund t’i pranojmë politikat e vjetra të përçarjes, të cilat i kemi parë disa herë nëpër shekuj. Disa prej politikave që shohim tani menduam se i kishim arkivuar. Jemi në shekullin e 21, jo të 19”, tha Obama.
Ai preku tema të ngjashme edhe më vonë gjatë një eventi në Riçmond të Virxhinias, duke thënë se shumë njerëz përpiqen të zemërojnë apo demonizojnë të tjerë me ide të ndryshme. Paraardhësi i tij Bush foli pak më herët në Nju Jork.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Fanatizmi duket se ka marrë krahë. Politikat tona janë më të cënueshme ndaj teorive të konspiracionit dhe trillimeve. Ka sinjale se intensiteti i mbështetjes për demokracinë është venitur”, deklaroi Bush.
Deri më tani, të dy ish-presidentët i kishin shmangur komentet publike ndaj politikave të Trumpit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)