SHBA - Gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington Presidenti Barack Obama emëroi shefin e tij të personelit, Jack Lew në postin e sekretarit të Departamentit të Thesarit.
Zoti Lew e filloi karrierën si ndihmës për çështjet legjislative në vitin 1973 dhe më vonë ka mbajtur poste të rëndësishme buxhetore pranë Presidentëve Obama dhe Klinton. Gjithashtu ai ka punuar si bankier investimesh dhe njihet si një negociator i fortë për çështjet e buxhetit.
Në muajt e ardhshëm, Lew do të përballet me sfida të mëdha kur Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë do të debatojnë mbi buxhetin qeveritar dhe borxhin, i cili po rritet me shpejtësi marramendëse.
Sekretari i deritashëm i thesarit, Timothy Geithner ka qenë në qendër të kritikave pasi ka bërë shumë pak për përmirësimin e rritjes së ekonomisë së vogël dhe ka favorizuar investitorët e pasur të Wall Street-it.
Analistët shprehen se Sekretarit të ardhshëm të Thesarit, për të rimëkëmbur ekonominë amerikane, do t’i duhet të stabilizojë tregjet e aksioneve, tregun e shtëpive dhe industrinë bankare. “Jack e ka besimin tim të plotë”, tha Obama dhe uroj që Senati ta miratoj nominimin e tij sa më shpejt.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com