Në letrën që është bërë publike nga zyra e Presidencës shqitpare, ndër të tjera presidenti Obama thotë se ndihet ngazëllyer për faktin se Amerika është vendi ku ruhen traditat e shumë kombeve të tjera, ndërsa shton se është pikërsisht historia e këtyre kombeve të ndryshëm faktori që nxit shtetin gjithmonë e me shumë të sigurojë lirinë e qytetarëve.
Letra falenderuese e plote e presidentit Obama
“I dashur Zoti President!
Së bashku me popullin amerikan ju falënderoj për mesazhin tuaj të mirësjelltë të urimit teksa ne festojmë 238-vjetorin e pavarësisë!
Përfitojmë nga ky rast për t’u ngazëllyer nga trashëgimia multikulturore dhe traditat e pasura që i bashkojnë amerikanët si komb me pjesën tjetër të botës. Ne marrin zemër nga ideali ynë i përbashkët që të gjithë njerëzit duhet të shijojnë lirinë për të gjetur lumturinë dhe begatinë.
Ndërsa sjellim ndërmend sakrificat e së kaluarës dhe të së tashmes për të siguruar lirinë që gëzojmë, ne ripohojmë besimin dhe vendosmërinë tonë që të përpiqemi që të gjithë njerëzit të gëzojnë të drejtën të jenë e të mbeten të lirë dhe në paqe.
Sinqerisht,
Barack Obama”