Presidenti i SHBA, Barack Obama është fotografuar teksa e ka festuar festën e ndërrimit të viteve në plazhet e Hawai.

Në foto ai shfaqet duke notuar dhe duke u kredhur në ujërat e Kaneohe Bay.

obama

Menjëherë fotoja ka bërë xhiron e botës duke u komentuar mjaft edhe në rrjetet e ndryshme sociale.

Ndërkohë kjo foto është realizuar në periudhën kur Presidenti Obama së bashku me familjen e tij dhe miq të afërt kanë kaluar pushimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Hawai.

(xh.k/shqiptarja.com)