Presidenti amerikan, Barack Obama filloi sot një fushatë të gjithanshme për të bindur Kongresin për të miratuar marrëveshjen bërthamore me Iranin duke i deklaruar një audience studentore se do të ishte një gabim historik nëse do të humbej kjo mundësi dhe se besueshmëria amerikane në këtë rast do të shkatërrohej.
”Nëse ligjvënësit do të refuzojnë marrëveshjen, atëhere Kongresi jo vetëm do t’i hapë rrugën Iranit për të prodhuar bombën bërthamore, por edhe do ta përshpejtojë atë”, paralajmëroi Obama.
Më 17 shtator është afati i fundit kur Kongresi do të shprehet për marrëveshjen e arritur muajin e kaluar mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.
Obama ka kërcënuar për një veto të mundshme, që mund të rrëzohet vetëm nga dy të tretat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com